EMRAT/ U kapën me qindra doza kokaine e kanabisi, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Fier

Aktualitet

EMRAT/ U kapën me qindra doza kokaine e kanabisi, arrestohen në

Dy persona kanë rënë pranga nga Policia e Fierit, pasi kapën në flagrancë duke qarkulluar me qindra doza kokaine dhe kanabisi në fshatin Grabian. Bëhet fjalë për shtetasit Tomas Feracakun, 26 vjeç dhe Antonio Haskon 29 vjeç .

Mësohet se, gjatë kontrolleve në mjetet dhe banesat e tyre, u sekuestruan lëndët narkotike, një peshore elektronike, një grirëse, tre celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e përgatisnin për shitje në zona të ndryshme. 

Njoftimi i policisë:


"Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë e kanabis, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas në momentin që do të shisnin lëndët narkotike.
Sekuestrohet kokainë dhe kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e përgatisnin për shitje në zona të ndryshme. Shërbimet e Policisë, pas sigurimit të informacionit, organizuan dhe finalizuan ndërhyrjen në momentin që këta shtetas po lëviznin me automjet në fshatin Grabian, duke i kapur në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndarë në doza, të cilat do t’i shisnin në zona të ndryshme.Gjatë kontrollit fizik dhe në banesa u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza të tjera lënde narkotike (kokainë dhe kanabis), të cilat u morën në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e përdorur, një grirëse për përpunimin e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.",njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT