EMRAT/ Sherr i rëndë pranë Krujës, 2 persona dhunohen me sende të forta për një gurore
Lajmifundit
/
6 Korrik 2023, 16:35
Aktualitet

Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës.
Zbulohet se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje, ndërsa nga dhuna me sende të forta kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Sakaq, mësohet se të plagosurit Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar drejt spitalit, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë.



