E FUNDIT/ Vrau ish-dhëndrin në 2021, dënohet me burgim të përjetshëm Mexhit Picari, vajza e tij me 30 vite
Lajmifundit
/
6 Korrik 2023, 16:30
Aktualitet

Gjykata e Tiranës dënoi me burgim të përjetshëm, Mexhit Picarni. Ky i fundit vrau ish-dhëndrin në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës dhe plagosi avokatin e tij, në qershor të vitit 2021.
Me 30 vite burg u dënua vajza e Picarit, Dhurata Picari, e cila bashkëpunoi me të atin për të realizuar vrasjen.
40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.
Pasi vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, Mexhit Picari e hodhi armën e krimit në lumin Lanë.


