Afera me inceneratorin e Elbasanit, Bllako në gjykatë: Jam i pafajshëm, kam zbatuar ligjin

Aktualitet

Afera me inceneratorin e Elbasanit, Bllako në gjykatë: Jam i

Këtë të enjte në Gjykatën e posaçme po zhvillohet mbrojtja e personave të arrestuar për “inceneratorin e Elbasanit”, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka dhe ish-sekretarin Alqi Bllako.

Eshte siguruar dëshmia e Bllakos i cili në atë periudhë ka qenë në rolin e sekretarit të ministrisë, i cili shprehet se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.

Ndër të tjera Bllako shprehet se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.

“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, ka thënë Bllako.

Ndërkohë më herët ish ministri Koka është shprehur se nuk i ka borxh askujt ta paguaj me lirinë e tij dhe në këtë situatë ndodhet prej ish-presidentit Meta dhe fallxhores së e tij, që sipas tij duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg.

ME TE LEXUARAT