Emrat/ Kush janë 2 autorët që grabitën 100 mijë euro nga banesa e mjekes në Shkodër!
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja në Shkodër ku dy persona grabitën banesën e mjekes Zhaneta Doçi.
Bëhet me dije se Frederik Shkambi, 27 vjeç, dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç grabitën brenda banesës një shumë prej 100 mijë eurosh.
"Të kërkuarit janë F. Sh., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe M. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet e dosjes penale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.