As Danja, as Gjesti, ja banorja që ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës. Nga 72.3K që kishte javën e kaluar, tashmë Gerta numëron 73.3K. Gjesti, i cili ka bërë namin në “Instagram” disa javë më parë, këtë herë ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 473K, tani ai ka 476K ndjekës në “Instagram”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Danja Koka, e cila javën e kaluar ishte në fron, këtë herë ka fituar 4.4K ndjekës. Nga 70K, Danja numëron në “Instagram” 74.4K ndjekës. Rozana Radi, ka fituar 4 mijë ndjekës në “Instagram”. Nga 411K, tani Rozana ka në “Instagram”-in e saj 415K fansa.