E rëndë! Shqiptarja u fsheh në hotel për t’i shpëtuar kërcënimeve të bashkëshortit, por kur ai e gjeti u hodh nga dritarja

Aktualitet

E rëndë! Shqiptarja u fsheh në hotel për t’i

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Janinë, ku një 45-vjeçare shqiptare, e cila kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, u hodh nga dritarja e një hoteli pasi zbuloi se ai e kishte gjetur.

45-vjeçarja, sipas mediave greke, ndodhet në spitalin e Janinës, jashtë rrezikut, por mësohet se ka marrë plagë të rënda.


Raportohet se ditën e martë, më 11 Shkurt, shqiptarja ka kontaktuar me autoritetet dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin ka dy vajza, për dhunë në familje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia u vendos në kërkim të tij, ndërsa i sugjeruan 45-vjeçares që të instalonte në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm.

Por, gruaja nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë

Dhe kështu ndodhi. Por, ditën e sotme, teksa ishte në dhomë me vajzat, kuptoi se bashkëshorti i saj kishte gjetur hotelin ku po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar që të fliste me të.


Por, sipas mediave greke u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Vajza e çiftit, e cila ndodhej në dhomë kur 45-vjeçarja u hodh, deklaroi se nuk ka pasur asnjë incident dhune nga ana e babait të saj, por vetëm kërcënime.

“Jo, nuk ka pasur dhunë Vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe as nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me nënën në spital.

Nga ana e tij, menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj thekson për protothema.gr se gruaja është tmerruar sapo ka mësuar se 49-vjeçari ishte në recepsion duke e kërkuar dhe është hedhur nga kati i 3-të.

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po pyeste për të. Nuk i kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kur e kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

ME TE LEXUARAT