EMRAT/ Kush është efektivi dhe personi me precedentë kriminalë që dhunuan kamarierin në Vlorë! Si nisi sherri

Aktualitet

EMRAT/ Kush është efektivi dhe personi me precedentë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në barin e një hoteli në zonën e Skelës ku është dhunuar një kamarier nga ana e një efektivi policie jashtë detyrës dhe një personi me një të kaluar të theksuar kriminale.

Dy personat i janë afruar kamarierit duke i kërkuar llogari se pse kishte çuar në tavolinë një shishe ujë më tepër se sa kishin kërkuar.

Ka qënë efektivi i policisë Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit të Vlorës ai që e ka prekur të riun ndërsa më pas i sulet një tjetër person që ishte në tavolinë me të duke e goditur disa herë, i quajtur Leart Bino.

Kamarieri i dhunuar për shkak të detyrës është larguar pasi pasojat mund të ishin fatale për t’i shpëtuar një sulmi tjetër pasi dhunuesit po i afroheshin përsëri. Klientë të huaj dhe shqiptarë janë larguar të tmerruar kur kanë parë se si dhunohej në mes të lokalit, një kamarier i cili po kryente vetëm detyrën.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion