EMRAT/ 250 kilogramë kokainë në një kamion, FBI ngre akuza ndaj 3 shqiptarëve

Aktualitet

EMRAT/ 250 kilogramë kokainë në një kamion, FBI ngre akuza

Tre shqiptarë janë lënë në paraburgim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Brtianinë e madhe, kjo pasi u sekuestruan 203 kg kokainë.

Sipas komunikimit zyrtar të NCA, të cilës I referohet Top Channel, shtetasit shqiptarë Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Hajri Kapo, 35 vjeç, dhe Genti Tota, 32 vjeç, u akuzuan për furnizim me drogë të Klasit A.

Partneriteti kundër Krimit të Organizuar përbëhet nga oficerë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane.

Ata u arrestua javën e kaluar, pasi oficerët sekuestruan 203 kg kokainë, me një vlerë prej rreth 17 milionë paund. Lënda narkotike u gjet në një kamion në Dartford, Kent.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Maidstone disa ditë më parë, ku më pas u mor vendimi.

Pritet që seanca e radhës për ta, të mbahet më 14 nëntor, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion