Elbasan/ Arrestohen për prostitucion dy shtetase nga Kazakistani, procedohet pronarja e apartamentit

Aktualitet

Elbasan/ Arrestohen për prostitucion dy shtetase nga Kazakistani,

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast prostitucioni në kuadër të operacionit “Booking”, duke arrestuar dy shtetase nga Kazakistani dhe duke proceduar penalisht pronaren e apartamentit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Pas disa ditësh hetime me metoda proaktive, u zbulua një apartament në lagjen “5 Maji” të marrë me qira nga shtetasja R. Ç., 42 vjeçe, e cila ka lejuar dy gra nga Kazakistani, A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, të ushtronin prostitucion në banesë. Të arrestuarat ndodhen në paraburgim, ndërsa pronarja po hetohet në gjendje të lirë.

Elbasan/ Arrestohen për prostitucion dy shtetase nga Kazakistani,

Gjatë kontrollit në apartament, Policia sekuestroi para në valuta të ndryshme, tre celularë dhe dokumentet personale të të dyshuaramve.
Ky është rasti i tretë brenda javës që zbulohet në Elbasan, ku apartamente të dhëna me qira janë përdorur për prostitucion nga shtetase të huaja.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan për vijim të hetimeve.

ME TE LEXUARAT