GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Politikë

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO. Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat teksa largohej nga institucioni.

Pak ditë më parë, Xoxa u mor zyrtarisht e pandehur së bashku me Veliajn, për një sërë akuzash të rënda që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të paligjshme.

SPAK dyshon për një skemë të strukturuar dhe të qëndrueshme të pastrimit të parave, ku çifti Veliaj-Xoxa luan rol qendror. Nga ana e tij, kryebashkiaku ka mohuar çdo akuzë, duke i cilësuar si politike dhe të pabazuara. Hetimet ndaj çiftit vijojnë ndërkohë që pritet të merren vendime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.

ME TE LEXUARAT