Ekzekutohet me armë 19-vjeçari shqiptar në Francë!

Aktualitet

Ekzekutohet me armë 19-vjeçari shqiptar në Francë!

Një 19-vjeçar shqiptar është vrarë pasditen e djeshme, 20 prill në Avenue Charras në Clermont-Ferrand. Autori është larguar me makinë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. 19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.

Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion