Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal

Politikë

Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e

Nga jashtë SPAK, ku u paraqit për zbatimin e masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin, teksa tha përmendi disa çështje që sipas tij duhet të hetojë.

Kreu i PD tha gjithashtu se i ka lënë edhe një shënim Dumanit se mbyllja e çështjes së McGonigal është krim ndërkombëtar..

"Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim. Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.

Krim ndërkombëtar! Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.

Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës. Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.", u shpreh Berisha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion