Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Mister nëse po futeshin apo në oborr fshiheshin, hetim kush i përdori

Aktualitet

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave

Kapja nga Policia e 12 aparateve telefonikë në Burgun e Durrësit, ka ngritur dyshimet se ato mund te jenë përdorur nga të paraburgosurit dhe janë lënë jashtë ambienteve të qelive.

Kjo pritet te mësohet pas rezultateve të ekspertizave që po u bëhen telefonave, ku krahas verifikimit të komunikimeve, ekspertët do të shohin edhe për gjurmët e gishtave.

Të 12 aparatet telefonikë që u kapën në paraburgimin e Durrësit gjatë një operacioni të befasishëm të Policisë Burgjeve të enjten e 29 majit, janë dërguar në laborator për ekspertim, për të zbuluar se kujt i përkasin dhe nëse janë përdorur nga të paraburgosurit.

Burime për Report tv kanë bërë me dije se celularët janë gjetur në zonën e gjelbër dhe jo në qeli dhe se ekspertimi do të zbardhë nëse përdoreshin prej tyre dhe fshiheshin në ambientin e jashtëm apo ishin fshehur aty në tentativë për t’u futur brenda qelive.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve ka nisur edhe një hetim të thelluar për të zbuluar mënyrën se si këto sende, të palejuara, kanë përfunduar në këtë institucion. Një ndihmë pritet të japin kamerat e sigurisë së brendshme, por edhe të zonës afër vendit ku u gjetën telefonat, por njëkohësisht edhe shenjat e gishtave që mund të jenë lënë në aparate.

Në qelitë e burgut të Durrësit, mes të paraburgosurve të shumtë janë aktualisht zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme, si; ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-deputetët Jurgis Çyrbja e Alqi Bllako, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion