Eksperti ngre alarmin për grupin “Albkings”: Publikohen foto intime të vajzave shqiptare

Aktualitet

Eksperti ngre alarmin për grupin “Albkings”: Publikohen foto

Grupi i njohur “Albkings” në Telegram është kthyer sërish, edhe pse është mbyllur disa herë për aktivitetin e tij.

Pjesë e këtij grupi deri tani janë rreth 57 mijë persona, shumica djem, të cilët shkëmbejnë me njëri-tjetrin video dhe foto intime të vajzave.

Mensut Ademi, ekspert i kriminalistikës, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se njerëzit po shantazhojnë dhe përfitojnë nga vajzat.

Sipas tij dhe vajzat në Kosovë janë pre e këtij rasti janë dhe vajzat në Kosovë, të cilat shantazhohen për fotot provokuese.

“Nëpër rrjete socialet njerëzit arrijnë shantazhimin dhe përfitimin. Vajzat po degradohen. Ne në Kosovë, jemi pre e këtij rasti. Vajzat duhet të edukohen. Kemi shumë vajza që shantazhohen apo dërgojnë fotografi provokuese në adresat e caktuara. Janë shantazhuar dhe të rritur e familjarë dhe kryefamiljarë”-tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion