Video/Çfarë po paralajmëron Noizy? Reperi fut dhinë në “Ferrari” dhe niset drejt…

Showbiz

Video/Çfarë po paralajmëron Noizy? Reperi fut dhinë

Reperi Noizy, do të jetë personazhi “VIP” i radhës në reality shown “Ferma Vip” që do të shfaqet së shpejti në ekranin e ‘Vizion Plus’. Në një video të publikuar nga “Ferma Vip”,  Noizy prezantohet ashtu siç kurrë nuk e kemi parë, por aspak të pazakontë për formatin e emisionit, ku do të bëjë pjesë ai së bashku me VIP-at e përzgjedhur.

Me këngën “100 kile” në sfond dhe me “Ferrarin”e tij të kuq, këngëtari ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fansave të tij me mënyrë e prezantimit. Në supermakinën e tij, Noizy për çudinë e të gjithëve nuk ka një modele siç shfaqet fillimisht, por një dhi.

Moderimi i spektaklit do t’i besohet aktorit Bes Kallaku dhe modeles Adrola Dushi. VIP-at shqiptarë duhet të kujdesen për kafshët e fermës si dhe të bëjnë ‘punët e fshatit’.  “Ferma VIP” thuhet se do të vijë në ekran në muajin Mars me plot dy kanale të dedikuara 24 orë.

Deri tani janë zbuluar disa nga emrat e VIP-ave që do jenë pjesë e këtij programi nga producentja Holta Dulaku. Disa nga konkurentët tashmë të konfirmuar për çmimin e madh janë Çiljeta Çilaga dhe Sinan Hoxha dhe së fundmi Noizy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @fermavip.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion