Aksident masiv në Elbasan, katër mjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Aktualitet

Aksident masiv në Elbasan, katër mjete përplasen me

Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.

Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion