Eksperti i sigurisë Karamuço: Prapavijë e huaj që shfrytëzon protestat, shqetësim për radikalizimin në rrjete

Aktualitet

Eksperti i sigurisë Karamuço: Prapavijë e huaj që

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka ngritur dy shqetësime lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë, gjatë një daljeje në emisionin "Now".

Sipas tij, në tubime të kësaj natyre ka pasur gjithmonë një "prapavijë të huaj" që e shfrytëzon situatën për qëllimet e veta, ndërsa shqetësimi i tij kryesor lidhet me formimin e një "shumice radikale" në rrjetet sociale.

Karamuço theksoi se këto dy dukuri duhen trajtuar si dy realitete paralele, që megjithatë nuk duhet të njollosin vetë protestën si lëvizje qytetare. "Gjithmonë ka pasur një prapavijë të huaj që e ka shfrytëzuar këtë situatë për qëllimin e përmbushjes së agjendës së tyre," tha ai.

Sipas tij, rreziku më i madh aktualisht është radikalizimi në hapësirën digjitale: "Shqetësimi im më i madh është që kryesisht në rrjetet sociale ka një shumicë radikale. Problemi është që këta, nesër mund të fillojnë të inspirojnë te disa njerëz të palexuar dhe me formim gjysmak celulat e para të atij që më pas bëhet ortek i madh." Eksperti i sigurisë theksoi se ky fenomen duhet "minimizuar që tani" dhe "mbajtur nën kontroll".

ME TE LEXUARAT