Rama: Rrezikojmë të humbasim investime prej 3 miliardë eurosh, lëvizim ngadalë nga frika e dështimit

Politikë

Rama: Rrezikojmë të humbasim investime prej 3 miliardë eurosh,

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mundësinë e humbjes së një shansi historik për Shqipërinë, për shkak të ngadalësisë në përmbushjen e kushteve që kërkojnë investitorët e huaj.

Ai tha se vendi ynë ka aktualisht interesa konkrete për investime që shkojnë deri në 3 miliardë euro, por shtoi se frika nga dështimi i ndonjë projekti ka bërë që qeveria të ecë më ngadalë në këtë drejtim.

“Mund të humbasim një shans historik dhe nuk na afrohet më njeri. Janë disa fonde që na janë afruar dhe janë të gatshëm të investojnë në forma të ndryshme me bashkëfinancim dhe bashkëpunim. Por mjafton një dështim që këto fonde të mos kthehen më për 20 vjet,” u shpreh Rama.

Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së arkitektëve për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve dhe kërkoi që projektet të realizohen me cilësi dhe brenda afateve. Kryeministri tha gjithashtu se qeveria do të forcojë ligjërisht kontrollin ndaj ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat, duke përfshirë edhe ndalimin e dhënies së lejeve për ata që rezultojnë problematikë.

Në fund, Rama nënvizoi se për të tërhequr këto investime të mëdha, vendi ka nevojë për më shumë garanci dhe për një plan të qartë masash që balancon mbështetjen me kontrollet.

ME TE LEXUARAT