E rëndë në Peqin, dhunohet pronari i një supermarketi, më pas i grabisin xhiron ditore
Lajmifundit
/
15 July 2021, 09:12
Aktualitet

Një pronar supermarket është dhunuar dhe grabitur një natë më parë në Peqin. Mësohet se shtetasi Dhunohet rëndë pronari i një supermarket në Peqin Agim Spahiu ka rënë pre e dhunës, ndërsa ishte nën kërcënimin e armës së zjarrit, tip kallashnikov.
Informacionet e para kanë treguar se kanë qenë të paktën 3 persona që kanë ushtruar dhunë mbi biznesmenib. Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.


