I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 32-vjeçari i

Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi është dënuar me 5 vite burg për drogë. Shtetasi Elvis Mërtiri, ishte shpallur në kërkim.

“Durrës/ Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Bie në prangat e Policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".  

Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion