E rëndë në Lezhë! 67-vjeçarja bie në kontakt me energjinë, ndërron jetë në vend

Aktualitet

E rëndë në Lezhë! 67-vjeçarja bie në kontakt me

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Lezhë, ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, në oborrin e banesës së saj. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion