E rëndë në Korçë, njerku plagos në kokë me thikë 18-vjeçarin
Lajmifundit
/
17 Korrik 2026, 23:02
Aktualitet

Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë dëmtime në kokë.
Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18 vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun.
Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit Niko Baka.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje


