E rëndë në Korcë, 55-vjecari gjendet pa jetë brenda kamionit
Lajmifundit
/
8 Tetor 2024, 20:31
Aktualitet

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Korce, ku nje 55 vjecar eshte gjetur i pa jete ne kamionin qe drejtonte.
Burime zyrtare te policise, thane se ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë.
Në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.
Sipas policise, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.


