E rëndë në Itali/ Nëna mbyt foshnjen e saj dy ditësh, në pranga 28-vjeçarja

Aktualitet

E rëndë në Itali/ Nëna mbyt foshnjen e saj dy ditësh,
Autoritetet italiane kanë arrestuar një grua me origjinë filipinase, e cila punon në një anije turistike e cila ka vrarë me dashje foshnjen e saj të porsalindur. Ajo punonte në anijen Silver Whisper duke pastruar dhe gatuar. Siç raportohet 28-vjeçarja vrau foshnjen e saj dy ditësh të cilin e lindi në det, pa i treguar askujt se ishte shtatzënë.

Megjithatë është e paqartë nëse dikush tjetër në anije e ndihmoi atë të lindte. Por mediat italiane raportojnë se një grua ka fshehur trupin e foshnjës fatkeqe në kabinën që ndante me dy kolegë të tjerë. Karabinierët u alarmuan të dielën nga punëtorët në anijen turistike, ndërsa ajo ishte në brigjet e Toskanës. Ata nxituan me skaf dhe gjetën 28-vjeçaren të hutuar. Po ashtu ata gjetën me shpejtësi trupin e foshnjes. 

Në trupin e fëmijës është parashikuar të kryhet autopsi. Sipas një ekzaminimi fillestar,  vdekja e foshnjës nuk është shkaktuar nga mbytja , por sepse nëna e ka lënë për orë të tëra në kabinë pa kujdes mjekësor dhe qumësht. E reja u vu nën izolim në një spital në Grosseto, por të hënën ajo u lirua dhe u dërgua në burg në Firence dhe tani ai akuzohet për vrasje me paramendim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion