E rëndë në Dibër/ U sulmua nga kali, humb jetën 65-vjeçari
Lajmifundit
/
20 Prill 2026, 18:05
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sllovë të Dibrës, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një kalë.
Viktima, Bashkim Ferati, dyshohet se ka qenë në afërsi të kafshës në momentin kur ka ndodhur incidenti fatal.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjeve të kafshës dhe, pavarësisht ndihmës së dhënë, nuk ka arritur të mbijetojë.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e saj.