Emri/ Kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin në mes të rrugës!

Aktualitet

Emri/  Kamioni përplas për vdekje 51-vjeçarin në mes

Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një kamion. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Dajçit, ku viktima Arben Tanushi është përplasur nga mjeti që drejtohet nga 28-vjeçari me iniciale K.Z.

"Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion