Zelensky i kërkon falje Trumpit, ja çfarë shkruhej në letrën që i dërgoi presidentit amerikan!

Disa ditë pas debatit të ashpër në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi falje presidentit Trump, pohon i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff .
“Zelensky i dërgoi një letër presidentit. Ai kërkoi falje për gjithë atë incident që ndodhi në Zyrën Oval", tha Witkoff, 67 vjeç, për "America's Newsroom" të Fox News.
"Unë mendoj se ishte një hap i rëndësishëm dhe ka pasur shumë diskutime midis ekipeve tona dhe ukrainasve dhe evropianëve që janë gjithashtu të rëndësishëm për këtë diskutim."
Trump, 78 vjeç, zbuloi publikisht se mori një letër nga Zelensky, 47 vjeç, të martën e kaluar gjatë fjalimit të tij vjetor presidencial në Kongres javën e kaluar. Por Trump nuk përmendi se Zelensky i ka kërkuar falje.
The Post kontaktoi një zëdhënës të Zelensky për koment. Një ndihmës i lartë, Mykhailo Podolyak, i tha më parë gazetës franceze Le Point se shefi i tij nuk do të kërkonte falje.


