E rëndë/ Gjendet i vdekur në qeli 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

E rëndë/ Gjendet i vdekur në qeli 37-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgjet e Malandrinos, ku janë gjetur pa ndenja dy të burgosur. Konkretisht një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.

Edhe pse gardianët u kanë dhënë ndihmën e parë, është konfirmuar vdekja e 37-vjeçarit shqiptar, ndërsa greku është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit të burgosur.

Nuk dihet identiteti i shqiptarit që ka ndërruar jetë, as se për çfarë ka qenë i dënuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion