Po kryente saldime, mjeti shpërthen në flakë! Plagoset punonjësi i servisit në Pukë
Lajmifundit
/
2 Dhjetor 2024, 19:48
Aktualitet

Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr.
Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


