E rëndë/ 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri, pas një feste familjare

Aktualitet

E rëndë/ 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Mediat e Kosovës raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë, ndërsa  dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Bazuar në informacionet e para, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion