Mot i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Aktualitet

Mot i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Në Vlorë është rikthyer përkeqësimi i kushteve të motit.

Lundrimi detar është pezulluar, pasi Kapiteneria e Portit ka konfirmuar se forca e detit jashtë gjirit të Vlorës arrin 6-7 ballë, ndërsa brenda gjirit deri në 6 ballë, me shpejtësi ere deri në 15-20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit nuk mund të dalin deri në një njoftim të dytë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas Kapitenerisë, pezullimi do të vijojë deri në orën 08:00 të datës 22.12.2024.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion