Shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit, arrestohet 33-vjeçari

Aktualitet

Shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit, arrestohet

“Arrestohet një 33-vjeçar që shpërndante kokainë, në qytetin e Burrelit.

Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion