E rëndë! 17-vjeçarja vetëvaret në banesë, babai e gjen pa shenja jete!
Lajmifundit
/
10 February 2025, 17:59
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër ku raportohet se ka humbur jetën një 17-vjeçare.
Shtetësja me iniciale E.M., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.
"Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


