Veliaj në burg, deputeti socialist: Turp i juaji që SPAK-un e keni quajtur organizatë kriminale!

Politikë

Veliaj në burg, deputeti socialist: Turp i juaji që SPAK-un e keni

Deputeti Petro Koçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar arrestimin e Erjon Veliajt, duke theksuar se tashmë opozita nuk mund ta akuzojë SPAK-un si organizatë kriminale.

Petro Koçi: Kjo javë ka qënë një javë që i është kushtuar komunitetit dhe brenda kësaj jave ka qënë edhe data 4 Shkurt. Sigurisht që saherë bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore fillon një debat politik.

Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, datë e cila është kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. Janë ngjarje të zeza në historinë politike dhe qeverisje të këtij vendi. Faje dhe gabime ka por i vetmi faj që s'falet kurrë është tradhëtia ndaj atdheut. SPAK është zgjedhje jona nuk është zgjedhja juaj. Ju e keni quajtur organizatë kriminale ky është turpi juaj.

Republika kërkon drejtësi, natyrisht që ne nuk gëzohemi kur një koleg i ynë përfundon në dyert e dretësisë. Por sa për Xorxh Sorosin ka kush merret.

Nuk keni mbetur ju të pastroni Amerikën nga Xhorxh Soros.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion