"Nuk jam frikësuar ndonjëherë sa...", Asidentohet Xheneta Fetahu, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

Showbiz

"Nuk jam frikësuar ndonjëherë sa...", Asidentohet
Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar në rrjetet sociale pamje të automjetit të saj të dëmtuar.

Në fotografinë e shpërndarë në Instagram Story, duken dëmtime dhe gërvishtje të mëdha në pjesën anësore të makinës.

Fillimisht, pa dhënë detaje rreth ngjarjes, Xheneta e shoqëroi foton me një mesazh që tregonte frikën e përjetuar:

"Nuk jam frikësuar ndonjëherë sa...", Asidentohet

“Moti s’jam tut si sot! Inshallah mi ka marr të këqijat.” Më vonë, Xheneta ka sqaruar se ka pësuar një aksident automobilistik në Tiranë.

Ngjarja duket se e ka frikësuar ndjeshëm, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime. Megjithatë, Xheneta ka bërë të ditur se është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion