Urdhër-arresti i SPAK për Vlora Hysenin, deputeti i njohur: Ngjarje e rëndomtë që ndodh kudo në botë

Aktualitet

Urdhër-arresti i SPAK për Vlora Hysenin, deputeti i njohur: Ngjarje e
Urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e ka komentuar edhe deputeti Fatmir Xhafaj.

Në komisionin e Mbikëqyrjes së Institucioneve, ku deputeti është kryetar, Xhafaj e ka cilësuar si një ngjarje të rëndomtë, që ndodh kudo në botë. 

Reagimi erdhi pasi deputeti demokrat, Ivi Kaso kërkoi ndryshim të menjëhershëm të rendit të ditës së komisionit. 

Pjesë nga diskutimi: 
Ivi Kaso: Nuk besoj se kjo seancë e sotme e komisionit tonë, apo asnjë seancë e asnjë institucioni publik sot, nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, besoj nga më të rëndat në këto 36 vite tranzicion dhe demokraci. Sot është vërtetuar dhe është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar.

Fatmir Xhafaj: Sa i përket çfarë bëjnë institucionet, që ju formuloni 'institucionet arrestojnë njëri-tjetrin', institucionet arrestojnë, nuk arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve.

Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës.

ME TE LEXUARAT