E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Aktualitet

E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur

Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.

Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion