Detaje të reja nga plagosja e të riut në Shkodër, sherri nisi për kalimin në vijat e bardha

Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja e të riut në Shkodër, sherri

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku një i ri u plagos në këmbë pas një sherri me 46 vjeçarin Gentian Mithi.

Sipas policisë, autori Gentian Mithi ka plagosur 24 vjeçarin, Jaser Osmani pas një konflikti të çastit për kalimin në vijat e bardha të rrugës.

Sherri midis tyre ka filluar në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”, ku 24-vjeçari i plagosur ka qenë duke ecur në këmbë dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës në vijat e bardha, por në atë moment është përballur me Gentian Mithin, autorin e dyshuar të plagosjes, i cili ka qenë duke kaluar me automjet.

Në atë moment ka nisur konfrontimi i tyre, pasi të dy pretendonin se kishin të drejtë kalimi, teksa debati ka agravuar në përdorimin e armës nga 46 vjeçari.  

Policia ka shpallur në kërkim, autorin e plagosjes së të riut, 46 vjeçarin Gentian Mithi, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili” bën të ditur policia vendore e Shkodrës teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit.

Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër. Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pranë policisë së Shkodrës dyshohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri e kanë nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”. Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë.

24-vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet. I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

ME TE LEXUARAT