“E mbyta me fishën e karikuesit”, zbardhet deklarata e shqiptarit që vrau gruan në Athinë: Nuk doja të zgjoheshin fëmijët
Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi vendin.
Detaje të tjera dhe foto nga dosja hetimore e vrasjes janë zbardhur. Në deklaratën e parë para grupit hetimor, autori ka deklaruar se mbrëmjen e 28-29 nëntorit, pas një debati, ka goditur me çekiç bashkëshorten e tij dhe më pas e ka mbytur me fishën e karikuesit të telefonit.
Sipas tij, ky veprim nuk u vu re nga fëmijët 9 dhe 12 vjeç, të cilën flinin në dhomën ngjitur. Vendosi një qese në kokën e saj me qëllim që të mos bëhej pis banesa nga gjaku i saj dhe më pas e mbështolli me çarçafin e krevatit. Fillimisht e futi atë në një vrimë që ndodhej në murin pas dollapit prej druri të dhomës së gjumit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në 30 nëntor, teksa mungonin fëmijët nga banesa, e mbështolli trupin me një copë, qese plastike dhe e vendosi në papafingon e banesën ku dhe u gjet.