Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake, përfshihen edhe armët bërthamore

Bota

Rusia dhe Bjellorusia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake,

Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e sigurisë të dy vendeve, Rusi dhe Bjellorusi. Në sfondin e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë dhe fakteve të reja si ato të formuara nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, Rusia dhe Bjellorusia vendosin të forcojnë më tej marrëdhëniet e tyre ushtarake dypalëshe duke nënshkruar një marrëveshje sigurie.

Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi sot se Rusia dhe Bjellorusia do të nënshkruajnë një marrëveshje për garancitë e ndërsjella të sigurisë. Ai tha se dokumenti i ri përfshin përdorimin të mundshëm të armëve bërthamore taktike ruse të vendosura në Bjellorusi në përgjigje të agresionit.

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko do të presë sot presidentin rus Vladimir Putin në një takim sekret në Minsk për të shënuar 25 vjetorin e Shtetit Union, një aleancë me kufij të hapur midis dy ish-republikave sovjetike dhe fqinjëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegset.

“Është një nismë krejtësisht e ndërsjellë. Vetë logjika e zhvillimit të ngjarjeve dikton nevojën për një dokument të tillë” Tha Peskov. 

Po ashtu presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një bilanc të vitit më 19 dhjetor, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gati tre vjet pas pushtimit rus të Ukrainës dhe në një kohë kur ekonomia ruse po shfaq shenjat e para të lodhjes.

“Konferenca për shtyp do të mbahet më 19 dhjetor. Kryesisht do të marrin pjesë gazetarë të huaj që janë (tashmë) të akredituar në Rusi (…), por edhe shumë media perëndimore”, njoftoi Kremlini.

ME TE LEXUARAT