Debati për zgjedhjet e Trump, Republikani mbron nominimin e Pete Hesgeth si sekretar të mbrojtjes
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruarin e tij për postin e shefit të Pentagonit, Pete Hegseth, në një kohë kur miratimi i tij nga Senati është vënë në pikëpyetje, mes shqetësimeve lidhur me akuzat për sulm seksual, përdorimin e alkoolit dhe pikëpamjeve të tij për gratë ushtarake në frontin e luftës.
“Pete Hegseth po ia del shumë mirë”, shkroi zotit Trump në profilin e tij në rrjetin Truth Social. “Ai do të jetë një Sekretar Mbrojtjeje fantastik dhe me energji të lartë”. Presidenti i zgjedhur shtoi se “Pete është FITUES dhe nuk mund të bëhet asgjë për ta ndryshuar këtë”.
Zoti Hegseth kaloi një pjesë të madhe të kësaj jave me takime në Kapitol, duke u përpjekur të sigurojë sentatorë republikanët se ai i ka afësitë e duhura për të udhëhequr Pentagonin, gjatë administratës së Presidentit Trump.