E fundit, RENEA arreston Ardi Çekanin, gjenden armë e radio policie në banesën e Ardian Çapjes

Aktualitet

E fundit, RENEA arreston Ardi Çekanin, gjenden armë e radio policie

RENEA ka arrestuar së fundmi një tjetër person të shpallur në kërkim, gjatë kontrollit të banesës së Ardian Çopjas, pas arrestimit të këtij të fundit një ditë më parë. 

Policia njofton se ka rënë në pranga Ardi Çekani, i shpallur në kërkim, për disa vepra penale; "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Policia e shtetit bën me dije se Çekani ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

“Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja.

E fundit, RENEA arreston Ardi Çekanin, gjenden armë e radio policie

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Krasta 2021", në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov. Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT