Akuzohet për mashtrim, arrestohet në Tiranë italiani i shpallur në kërkim
Lajmifundit
/
30 March 2021, 08:25
Aktualitet

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë vënë në pranga italianin G.L 49-vjeç, i shpallur në kërkim. Policia njofton se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” për shtetasin italian, pasi akuzohet për mashtrim.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë egzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin italian në kërkim G. L., 49 vjeç, i kapur nga sherbimet e P. K. K. Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi””, njofton policia.


