E FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim, gjendet i vdekur në kanal 59-vjeçari nga Lushnja

Aktualitet

E FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim, gjendet i vdekur në kanal

Një 59-vjeçar, i cili u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi ishte larguar nga banesa është gjetur i vdekur në një kanal.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion