E ekzekutuan në sy të gruas dhe fëmijës, Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e Gentian Bejtjas

Aktualitet

E ekzekutuan në sy të gruas dhe fëmijës, Roan Brahimi

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me të shkuarën kriminale të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz dy ditë më parë në mes të Athinës teksa ishte në makinën e tij luksoze.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Roan Brahimi më herët i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjas, i cili u ekzekutua brenda oborrit të banësës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Roan Brahimi me origjinë nga Pllana e Lezhës është kunati i Ilir Beqarajt, ky i fundit një prej të arrestuarve për vrasjen e Bejtjas.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Brahimi në bashkëpunim me grupin e Niklës, kanë bashkëpunuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas.

Të njëjtat burime shtojnë se këta persona dyshohen si të perfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizatorë për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se ky grup kishte paguar vrasës me pagesë nga qyteti i Vlorës.

ME TE LEXUARAT