Dyshohet se u vra nga i dashuri i saj, del fotoja e 52-vjeçares Kozeta Teço

Aktualitet

Dyshohet se u vra nga i dashuri i saj, del fotoja e 52-vjeçares Kozeta

Kozeta Teço, 52-vjeçarja u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, teksa ishte asfiksuar nga tymi i zjarrit që kishte rënë në apartamentin e sajnë Pogradec.

Në trupin e saj u gjetën shenja dhune, teksa dyshohet se është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani, i cili më pas për të zhdukur gjurmët dogji dhe banesën.

Nuk dihen ende arsyet, ndërsa më vonë Selmani u vu në prangat e policisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen. Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion