Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, Gjykata lë në burg Elez Hysën
Lajmifundit
/
22 Maj 2026, 14:47
Aktualitet

Në Gjykatën Penale po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Elez Hysës, i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Roy” në Kamëz.
Raportohet se në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën “burg” me afat 60-ditor, që u pranua nga Gjykata.
Sipas prokurorit, ka indicie që i riu është përfshirë në ngjarje.
Nga ana tjetër, avokati Alfred Gjoni kërkoi që gjykata ta shpallë ndalimin të paligjshëm.