Lëvizte me armë, dyshohet se do kryente një....21-vjeçari nga Kurbini i shpëton policisë

Aktualitet
Lëvizte me armë, dyshohet se do kryente një....21-vjeçari

Një 21-vjeçar, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale ka arritur të largohet nga automjeti dhe t’i shpëtojë policisë së Lezhës.

Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit.

Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar.

21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin në distancë dhe është larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion