Rama në Bruksel me drejtuesit e rinj të BE, Presidenti i ri i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

Politikë
Rama në Bruksel me drejtuesit e rinj të BE, Presidenti i ri i KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku pritet të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa. 

Presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin. Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

Në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion